Dyshja Embijd-Harden ishte mjaft mirë, por Jokiç fitoi në Filadelfia

Suksese të tilla japin besim sepse janë përballë ekipeve më të fortë të ligës. Denver Nagets ndoshta mund të mos e kapë dot vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, por mund të ndihet krenar që fitoi në fushën e Filadelfias. Nikola Jokiç pati një paraqitje mjaft të mirë duke luftuar fort në të dyja tabelat në triumfin 114-110. Basketbollisti serb shënoi 22 pikë, kapi 13 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, duke iu afruar një tripëll dabëlli, si dhe shtoi 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Në krah të tij Bouns Hajland (Hyland) me 21 pikë, ndërsa Barton shtoi 20. Zhoel Embijd ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 34 pikë (3-3 për tri pikë) duke kapur edhe 9 topa në tabela, ndërsa Harden pati 24 pikë, 9 topa në tabela e 11 asistë. Denveri është i 6-ti në Perëndim, ndërsa Filadelfia e 3-ta në Lindje.

Sfidanti.al