Spanja “humbet” zotërimin e topit pas 112 ndeshjesh

Spanja fitoi në debutimin e saj në “Euro 2024”, duke mundur Kroacinë me një rezultat të pastër 3-0. Kjo është fitorja e shtatë e skuadrës në një ndeshje hapëse të një Europiani. Humbja e vetme e Spanjës në ndeshjen e parë të saj në një Europian daton në edicionin e vitit 2000 kundër Norvegjisë, 0-1. Megjithatë, triumfi i spanjollëve pati një rezultat “negativ”. Për herë të parë, pas 112 ndeshjesh, përfshirë edhe miqësoret, Spanja “humbi” zotërimin e topit, i cili ishte në favor për Kroacinë me 54%. Spanja mbeti në 46%të zotërimit. Hera e fundit që Spanja u tejkalua në zotërimin e topit ishte më 18 nëntor 2014, gati dhjetë vite më parë, në një miqësore të luajtur në “Balaidos” (Vigo) kundër Gjermanisë, ndeshje që përfundoi me fitoren 0-1 të Gjermanisë. Dhe nëse u përmbahemi ndeshjeve zyrtare, seria e Spanjës ishte edhe më e gjatë. Spanja nuk e kishte humbur kontrollin e topit që nga finalja e “Euro 2008”, edhe atëherë kundër Gjermanisë, duke regjistruar 136 ndeshje pa humbur kontrollin e topit, derisa në duelin e radhës kundër Italisë, Spanja e kthen në zero numrin e zotërimit të topit.

sfidanti.al