Luçiano Spaleti komentoi fitoren e parë në drejtimin e Juventusit. Ai nisi nga Kopmeiners dhe pozicioni i tij si mbrojtës i djathtë në treshe.
“Doja që Turam të ngrihej më lart dhe kështu ai (Kopmeiners) të futej në mesfushë për të pasur një lojtar më shumë në repartin e mesit. Bëri një ndeshje shumë të mirë nga pikëpamja e vëmendjes dhe komunikimit me shokët e skuadrës. Dhe ishte i rregullt në përballjen me kundërsulmet e rivalëve.”
Së fundmi, ai foli për emocionet e rikthimit në stolin e një klubi: “Përpiqem t’i bëj gjërat mirë për ata që na duan. Jam i përkushtuar. Do të jetë thelbësore të krijoj marrëdhënie të mira me lojtarët, kështu kam bërë gjithmonë. Shpresoj të arrij këtu atë që nuk ia dola plotësisht me kombëtaren… Përmes ndarjes së emocioneve rritemi si skuadër”, përfundoi Spaleti.

