Ancelotti do Kupën e Botës

Carlo Ancelotti, trajneri i Kombëtares braziliane, ka folur përsëri për Brazilin, duke u fokusuar tek ambiciet e tij të reja në krye të “Seleção”-s dhe për Botërorin 2026.

Ancelotti ka përshkruar ditët e tij të para në Brazil, ku po punon “me qetësinë e nevojshme për përgatitjen e Botërorit”. Qëllimi i tij është i qartë dhe ambicioz: t’i sjellë Brazilit Kupën e gjashtë të Botës, një arritje që mungon që nga viti 2002. Ai tha:

“Ëndërra është që Brazili të fitojë Kupën e gjashtë të Botës… ka pritshmëri të mëdha, por edhe shumë entuziazëm. Fakti që nuk fitohet prej 24 vjetësh ndikon. Shpresojmë të mos bëhen 28! Dëshirojmë të fitojmë dhe nuk e fshehim.”

Ancelotti dhe ëndrra emocionale: Brazil-Itali në finale

Në plan personal dhe emocional, trajneri italian, duke folur për Rai-n, ka shprehur dëshirën e tij për ndeshjen përfundimtare të turneut:

“Do të më pëlqente një finale midis Brazilit dhe Italisë, do të ishte e bukur për mua nga pikëpamja emocionale.”

Ancelotti ka shpjeguar se eksperienca e tij e re si trajner i kombëtares është një “punë vëzhgimi për lojtarë të rinj”, e menaxhuar me ndihmën e shumë skautëve, një detyrë që e bën të udhëtojë më pak në Evropë dhe të përqendrohet te kampionati brazilian.

Si vëzhgues i jashtëm, Ancelotti ka analizuar kampionatin aktual të Serie A, duke e cilësuar më të barabartë. Ai shpreh optimizëm për Milanin, që sipas tij “mund të fitojë Scudetto”-n falë edhe energjisë së Allegrit dhe avantazhit që nuk ka gara evropiane. Juventus, pavarësisht vonesës, “sigurisht mund të ringrihet”, ndërsa Roma ka rritur nivelin nën drejtimin e Gasperinit.