Solskjer ngacmohet për Ronaldon, dhe paralajmërohet për shkarkimin!

Atmosfera nuk është aspak e mirë tek Mançester Junajtidi, që humbi në Zvicër me Jang Bojsin edhe pse Kristiano Ronaldo shënoi. “Djajtë e kuq” hynë në Champions me besim dhe me një skuadër shumë të fortë, por ajo që ndodhi në Bernë bëri që të ngrihen pikëpyetje. Gabimet e lojtarëve, që u nxorrën në pah edhe trajneri Solskjer, shkatërruan gjithçka dhe nuk po bën punë (deri tani) fakti se Junajtidi ka marrë CR7-ën, Varanin e Sançon. Solskjer u ngacmua se përse e zëvendësoi Kristiano Ronaldon në pjesën e dytë.

“Kishin kaluar 70’, – tha norvegjezi, – dhe ai kishte vrapuar shumë edhe këtë ndeshje, edhe të shtunën. Edhe cilësia e fushës ndikoi në lodhje, dhe unë nuk doja që të rrezikoja. Përsa i përket ndeshjes, menduam se mund t’ia dilnim, por kartoni i kuq bëri ndryshimin”. Gjithsesi, analistët paralajmërojnë se trajneri duhet të fitojë trofe këtë sezon, ose të shkarkohet. Këtë e thotë Rio Ferdinandi, ish-mbrojtësi i Junajtidit, ndërsa kritika ka pasur edhe nga legjenda Pol Skoulls.

Sfidanti.al