Edhe Konte e pëlqeu këtë Inter që bëri të vuante Realin!

Nuk ka shumë rëndësi një fitore 1-0 apo një humbje 0-1. Në “San Siro” u vu re një skuadër zikaltër edhe më shumë e rritur sesa vjet, kur u mposht 0-2 shumë më lehtë nga madrilenët. Përfundimi vërtet ishte i njëjtë, fitore spanjolle, por Interi i Simone Inzagit ishte bindës, aq sa edhe paraardhësi i tij, Antonio Konte, bëri vlerësimet e duhura. “Pashë në fushë një skuadër shumë të mirë, – tha ai, – Interi nuk pati fat, pasi ishte superior. Nëse vazhdon të luajë kështu do të ketë të ardhme të madhe. Për më tepër, Dëmfris është zëvendësus i denjë i Hakimit”. Karlo Ançeloti pranoi se madrilenët e tij e patën shumë të vështirë, ndërsa mediat spanjolle si “Marka” dhe “AS” iu falën duarve të Kurtuasë dhe talentit të “verës së të ardhmes”, Rodrigos shënues i golit, dhe Kamavignës krijues i tij. Trajneri zikaltër, Inzagi, gjithsesi ishte i mërzitur. “Ne vërtet luajtëm mjaft mirë, dhe meritonim fitoren, por fakti është që humbëm, – tha ai, – na ndaloi Kurtua, por edhe ne vetë humbëm shumë raste për gol që duhej t’i kishim realizuar”.

Sfidanti.al