Anjeli kundër analistëve: Nuk mund të bazoheni vetëm tek rezultati!

Lumturi më në fund për Juventusin që arriti fitoren e parë të sezoni, ndërsa që nga nga 2 marsi, nuk mbyllte dot një ndeshje pa pësuar gol. Gjithsesi, trajneri Maks Alegri nuk e ka parë ndonjëherë gotën gjysmë bosh, por gjysmë plot. Edhe pas largimit të Kristiano Ronaldos, edhe pas grumbullimit të vetëm 1 pike në 3 ndeshje në Serinë A, sërish ai mbetet i palëkundur në filozofinë e tij. Pas suksesit 3-0 në Suedi ndaj Malmoes në Champions, Alegri mbeti i ftohtë.

“Fitorja gjithmonë është e rëndësishme, – tha italiani, – deri sot kemi pësuar gjithmonë gol. Gjithsesi, nuk duhet të entuziazmohemi aq shumë, ndonëse në futboll gjykimet bazohen tek rezultati. Në Serinë A kemi vetëm 1 pikë, por paraqitjet tona kanë qenë të mira. Unë kërkoj nga futbollistët e mi vetëm që të mos bëjnë gabime që pastaj na shkatërrojnë atë që ndërtojmë. Ne duhet që fitoret dhe lojëne mirë t’i kthejmënë normalitet sepse vetëm kështu ecet përpara, vetëm kështu synohet fitorja e trofeve të mëdhenj”.

Sfidanti.al