Smolling, mos e kruaj me Mesin! Do të dale nga hundët…

Mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Kris Smolling, duket se është optimist para duelit çerekfinal të Ligës së Kampioneve me Barcelonën. Vetëkuptohet se kërcënimi më i madh për mbrojtjen dhe portierin e Junajtidit, David De Hea, do të jetë Lionel Mesi.
Megjithatë, mbrojtësi i “djajve të kuq”, Smolling, thotë se Mesi ka një dobësi, të cilën e di vetëm ai. Sidoqoftë, Smollingu e ruajti misterin, duke mos dashur që të zbulojhë se për cilën dobësi të Mesit e ka ai fjalën.
“Në lojën e Mesit ka një dobësi, të cilën e di vetëm unë. Unë mendoj se të tjerët nuk e dinë këtë gjë dhe prandaj unë nuk do ta zbuloj atë”, vuri në dukje Smollingu misterioz. Sidoqoftë, duhet të pritet vetë ndeshjet që të mësohet se për çfarë është fjala, por një gjë është e sigurt se, nëse ai (Smolling), nuk do të arrijë që ta ndalojë Mesin, atëherë, deklarata e tij do t’i dalë atij prej hundësh!
Sfidanti.al