Siti-Liverpul 3-2, mos vallë lojtarët luajnë më mirë për klubet?!

Xhemi Karrager, ish-mbrojtësi i të kuqve sot analist, e tha qartë. Për të, lojtarë si Kevin De Brujne e shumë të tjerë angazhohen më shumë për ekipet e klubeve sesa për kombëtaret, ndërsa ndeshja e Kupës së Ligës (Karabao) në Angli, Siti-Liverpul, ishte një spektakël edhe pse mungonin shumë prej yjeve. Fituan kampionët 3-2 duke luajtur shumë mirë, por edhe të kuqtë e Klopit ishin në ndeshje deri në fund edhe pse ndodheshin në shtëpinë e “armikut”.

Haland kaloi Sitin në epërsi, Fabio Karvaljo barazoi që në pjesën e parë. Pas pushimit, Rijad Mahrez realizoi shkëlqyeshëm, por Mo Salah nuk vonoi as 80 sekonda për të barazuar. Kualifikimi u vendos nga goli i Akes dhe duhet thënë se ekipi i Pep Guardiolës e meritoi, dhe se trofembajtësit u eliminuan. E tregojnë gjuajtjet: 18-7 gjithsej dhe 9-2 në kuadrat, pra të kuqtë realizuan me dy goditjet e vetme të sakta. Kornet ishin po ashtu 7-1 për Sitin.

Sfidanti.al