Presidenti i Federatës në Paris është i kënaqur me trajnerin e kombëtares. Franca vërtet e humbi finalen e Botërorit, edhe pse vetëm pas penalltive, por fati i trajnerit Didie Deshamp nuk duhet të vihet në dyshim. “Deshamp ka punuar shumë mirë, – thotë Le Gre (Le Graet), – besoj se ky ekip do të vazhdojë të rritet dhe do të jetë më i fortë në 2024. Ajo që kanë bërë ka qenë shumë e spikatur”. Me Deshampin, Franca doli kampione e botës në 2018, fitoi Ligën e Europës në 2021 dhe arriti finalen e këtij Botërori, ashtu si edhe finalen e Euro 2016-ës.
Sfidanti.al