Mediat raportojnë se kampioni i ri i rruzullit dëshiron që të bëjë pikërisht kështu. Pra, Lionel Mesi synon që të bëjë një paradë rreth e rrotull fushës së stadiumit të Paris SG, për t’u treguar tifozëve trofeun e Kupës së Botës të fituar në Katar. Gjithsesi, drejtuesit e klubit mendojnë se kjo nuk do të ishte një ide e mirë pasi mund të shkaktonte reagim negativ nga Kilian Mbape që ishte humbës në finalen Argjentinë-Francë.
Sfidanti.al