Ka shpresa për kampionin nga Librazhdi, mblidhen 35 000 euro për operacionin e Besnik Çotës!

Shenjat janë të mira, ndonëse ende nuk mund të thuhet se ia kanë dalë. Dashamirësit që po mbledhin të ardhura financiare për t’i ardhur në ndihmës Besnik Çotës, ish-futbollistit të shquar të Sopotit të Librazhit, kanë arritur të sigurojnë gjysmën e shumës që duhet për operacionin. Flitet për rreth 35 000 euro, dhe shpresa është që të mblidhet edhe gjysma tjetër e parave për të bërë të mundur që ish-mesfushori i njohur të realizojë transplantin e njërës prej veshkave. Çota, sot 53 vjeç, vuan prej të paktën 7 vitesh nga një sëmundje e veshkave dhe është i detyruar të bëjë dializë çdo dy ditë. Përtej sëmundjes, Besniku duket mirë me shëndet, është në lëvizje, del dhe pi kafe me shoqërinë, si dhe ndjek ndeshjet apo aktivitetet sportive e kulturore në Librazht. Besnik Çota ka qenë pjesë e atij që mund të quhet brezi i artë i futbollittë Librazhdit, që në vitet 90-të e ngjiti ekipin e Sopotit në elitë, duke e mbajtur aty për disa vjet. Pasi e la futbollin rreth moshës 32-vjeçare, Çota punoi si trajner dhe drejtues i klubit, si anëtar i bordit, ndërsa sot është në rolin e drejtorit teknik.

Sfidanti.al