Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi. Tenisti italian ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 (7-6, 7-5) në një finale të luftuar rivalin Carlos Alcaraz. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të takimeve në karrierë midis të dyve në 16 (10 me 6 për spanjollin). Jannik Sinner mundi Carlos Alcaraz në finalen e ëndrrave për të konfirmuar titullin e tij në ATP Finals: 7-6, 7-5 për italianin, i cili kështu përsëriti titullin që fitoi në Torino dymbëdhjetë muaj më parë. Kjo është fitorja e 24-t në karrierën e Jannik, e gjashta e sezonit.
sfidanti.al

