Dëmtimi i radhës i Brojës, nota negative e Shqipërisë në Eliminatoret Botërori 2026

Fushata e Eliminatoreve Botërori 2026 është mbyllur me vendin e dytë në Grupin K, pozicion ky që i garanton kuqezinjve pjesëmarrjen në play-off, dhe me dëmtimin e radhës të Armando Brojës.

Sulmuesi kuqezi, i cili doli me ndihmën e mjekëve nga fusha, u dëmtua përsëri dhe sot pritet që t’i nënshtrohet kontrolleve më të detajuara për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit në kaviljen e djathtë.

Dëmtimi i Brojës ka tërhequr vëmendjen e tabloidëvenë Britani, të cilët kanë nënvizuar brishtësinë fizike të 24-vjeçarit, karriera e të cilit është shënjuar prej episodeve si ai i mbrëmshmi.

sfidanti.al