Nga një anë është shpresa e kënaqësisë dhe e vlerësimit që luan në krah të dy kampionëve të mëdhenj. Nga ana tjetër, Kilian Mbape sikur dha një sinjal se nuk do të vazhdojë tek Paris SG, në intervistën pas fitores ndaj Klermonit në ligën franceze. “Është mëkat i madh që Mesi, Nejmar dhe unë u bëmë bashkë kaq vonë, – tha 23-vjeçari që shënoi 3 gola nga 6 të realizuar gjithsej, ndërsa dy u shënuan nga Nejmari, – është një bashkëpunim shumë i mirë. Gjithsesi, për të ardhmen time nuk dua që të flas”. Në Spanjë thonë se Reali ka përcaktuar ditën se kur Mbapeja do të prezantohet ndërsa PSG i ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme financiare që të qendrojë.
Sfidanti.al