Simeone, një “Çolo” i vërtetë kur i thërret tifozëve të Atletikos!

Atij i thonë Diego Pablo Simeone dhe jo më kot. Trajneri më trim i botës (i Europës, po se po) ka lëshuar nga goja një nga “perlat” e tij në ndeshjen e vështirë të Atletikos së tij ndaj Real Sociedadit në ligën spanjolle. Me një epërsi minimale 1-0, dhe me rrezikun se baskët mund të barazonin, ai kërkoi ndihmën e tifozëve gjithnjë sipas mënyrës së tij. Kamerat televizive, për fat, nuk të lënë të gabosh duke regjistruar edhe momentet më pikante.

“Jepini shokë, çfarë ndodh me ju? – ishin fjalët e tij, ndërsa shkoi drejt tribunës së publikut më të zjarrtë, – mos po flini, gjë? Forca, nxehuni se edhe pak mungon dhe përfundon! Ej, nxehuni se dukeni si ata të Realit. Hapni gojën fort dhe bërtisni se po mbaron”. Është vërtet e veçantë! Dikujt mund t’i duket jo shumë sportive, por e vërteta është se “El Çolo” nuk është aspak i çmendur, por një trim i vërtetë dhe shumë i zgjuar. Të dobëtit si Atletiko nuk mund t’i lejojnë vetes sportivitet të tepërt, apo më mirë të themi, fals. Le ta bëjnë të fuqishmit, që dihet mirë se përse janë të tillë, ndërsa nuk e kanë problem mendjemadhësinë e tyre!

Sfidanti.al