“La Gazeta delo Sport” ka hapur “me vrap” një sondazh në internet, ku fton tifozët për të votuar nëse do të jetë mirë që argjentinasi të transferohet nga Torino apo jo! Me gjasë, shumica dërrmuese e publikut piemontez do të jetë kundër, por Juventusi paska në plan sërish të shesë kartonin e Paulo Dibalës. Pasi u diskutua si jashtë planeve të trajnerit Mauricio Sarri, e njëjta situatë po i ndodh edhe me teknikun e ri, Pirlo, veçse për arsye të tjera. Deri vjet Dibala nuk e kishte treguar veten sa duhet, ndërsa duhej bërë ndonjë shkëmbim për Lukakun. Këtë vit, gjithçka mund të ndodhë për para. “Zonja e Vjetër” është goditur rëndë nga pandemia, aq më tepër që nuk pati sukses në Champions dhe kartoni i Dibalës vlen 100 milionë euro të paktën. Me këto para, drejtuesit duan të forcojnë një skuadër që ka probleme, në mbrojtje, por sidomos në mesfushë.
Sfidanti.al