Interi i Kontes dhe Lukakut tremb, por Shahtari nuk fal!

Arrigo Saki i vuri “vulën” punës së trajnerit zikaltër, duke e quajtur shumë të mirë, ndonëse theksoi se skuadra e tij mund të japë më shumë. Njeriu-simbol i futbollit italian mendon se Interi është tepër i fortë dhe se sezonin e ardhshëm mund të synojë titullin, ndonëse ende ka për të përfunduar edicionin e tanishëm, saktësisht Ligën e Europës. Me Konten në stol dhe Lukakun në sulm, milanezët duken të frikshëm në kontinent, veçse pengesa e radhës për të është tepër e vështirë. Shahtari i Donjeckut nuk e pati aspak problem Bazelin, ndonëse zviceranët eleminuan bujshëm Ajntrahtin e Frankfurtit. Shahtari fitoi 4-1 në Gjermani me gola të shënuar nga Zhunior Moraesh, Taison, Alan Patrik (penallti) dhe Dodo, dhe padyshim që do të ndihmohen nga përvoja e tyre e madhe në kupat e Europës. Interi ka shpresë tek ambiciet e Kontes, dhe tek Lukaku, që ka shënuar 31 gola këtë sezon, duke qenë nga më të mirët në Europë bashkë me të tillë si Levandovski, Imobile, Ronaldo apo Haland.

Sfidanti.al