Në një film të dikurshëm shqiptar, një grup i armatosur që ishte kundër qeverisë komuniste në vend, i shkruante aleatëve anglo-amerikanë se “popullin e kemi me vete”. Kur Kapidani i hoqi vërejtje shkruesit se “a nuk e dinë aleatët që ne nuk e kemi popullin me vete?”, ky iu përgjigj se “edhe aleatët kanë dëshirë të gënjehen”. Kështu edhe puna e Kasemiros në prezantimin e tij tek Mançester Junajtidi. Mesfushori brazilian që erdhi direkt nga Reali i Madridit, nuk ngurroi të nxirrte nga goja fjalët standarde (dhe, me të vërtetë, shumë të shpifura) se “unë ndodhem tani në klubin më të madh në botë”. Pa i hequr asnjë meritë “djajve të kuq”, si një ekip tepër i madh i futbollit, mund të themi se Reali ka emrin më të madh për shkak të trofeve që ka fituar. Gjithsesi, Kasemiro është i detyruar të kënaqë tifozët e tij të rinj, që edhe pse e dinë se Junajtidi nuk është më i madhi, u pëlqen që të gënjehen.
Sfidanti.al