Do të jetë lojtari i dytë apo i tretë më i paguar në “Old Traford” me një rrogë vërtet tepër të madhe. Kasemiro ka bërë “bingo” të paktën nga ana financiare me transferimin e tij në Angli, dhe mediat britanike njoftojnë se Mançester Junajtidi i jep rreth 375 000 paundë stërlina në javë. Kjo do të thotë rreth 20 milionë euro në vit, dhe ai do të jetë baraz me portierin David De Gea, i lënë pas vetëm nga Kristiano Ronaldo. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj rroge, Kasemiro thotë se nuk e la Realin për para. “Ata që mendojnë kështu, tregojnë se nuk më njohin mirë”, – shprehet ai.
Sfidanti.al