Shtatë dëshirat e verës për Barçën, nga Nejmari tek Laporte!

Ëndrra numër 1 mbetet Nejmari, dhe në “Kamp Nou” e provuan vjet, ndërsa i premtuan se do ta merrnin këtë vit. Superylli brazilian i Paris SG mund të kushtojë deri në 170 milionë euro, një shifër e lartë për një klub me probleme si Barcelona. Lautaro Martinez i Interit është emri i dytë, ndoshta më i rëndësishëm, i cili jepet pranë klubit katalanas që thuhet se mund t’ia paguajë 112 milionë eurot e klauzolës. Sulmuesi argjentinas është 22 vjeç.

Në listën e dëshirave ka hyrë edhe Dombele, mesfushor i Totenhemit që është kritikuar këto kohë nga Zhoze Murinjo. Mesfushori tjetër është Fabian Ruiz i Napolit, lojtar nga Andaluzia, dhe fakti që ka qenë tek Betisi nën drejtimin e Kike Setienit e lehtëson kalimin e tij në “Kamp Nou”. Mbrojtësi Felipe Luiz i Lacios është gjithashtu tepër i vlerësuar. Ai është brazilian, është 1.87 metra shtatlartë, një zbulim i sezonit dhe për fat ka edhe pasaportë komunitare europiane. Upamekano është një mundësi, me mbrojtësin 21-vjeçar që luan për Lajpcigun në Bundesligë. Reali është i interesuar shumë, por tek Barça e duan si variant për rastin e humbur me De Ligtin. Një mundësi e vështirë është Ajmerik Laporte, mbrojtësi 25-vjeçar i Mançester Sitit, që vlerësohet shumë nga Guardiola dhe kartoni i të cilit duhet të kushtojë shumë.

Sfidanti.al