Seria A, në fillim të majit nisin kontrollet, shpresë për kampionatet!

Nuk mund të flitet ende për të bërë stërvitje, por disa afate thuhen “nën zë”. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, shpreson që në fillim të muajit të ardhshëm të nisin kontrollet e futbollistëve për koronavirusin, dhe pastaj të fillojnë seancat stërvitore. Kjo do të ndihmonte që Seria A dhe kampionatet e tjerë të luheshin ndoshta në qershor e fillim korriku, për të lejuar pastaj zhvillimin e kupave të Europës. Gjithsesi, Gravina, thotë se nuk mund të ketë afate të përcaktuar, dhe se për gjithçka do të diskutohet me FIFA-n dhe me organet kompetente në Itali. “Nuk është problem për të luajtur në verë, – thotë ai, – synimi ynë është që të arrijmë të përfundojmë kampionatet”.

Sfidanti.al