Shperblimet per Euro 2020; UEFA, fond prej 371 mln Euro

Kongresi i 42 i UEFA i mbajtur ne Bratislave te Sllovakise mori disa vendime te rendesishme mes te cilave ishte ai per shperblimin e skuadrave qe do te marrin pjese ne Evropianin e vitit 2020 qe do te luhet ne 13 qytete te Kontinentit te Vjeter.

Shuma totale e percaktuar nga UEFA per 24 ekipet qe do te kualifikohen per ne kete eveniment eshte 371 milione Euro, shifer kjo qe eshte 23% me e larte se ajo e 301 milione Eurove te akorduara per Euro 2016.

UEFA ben te ditur se skuadrat e Evropianit do te perfitojne 9.25 milione Euro per pjesemarrjen. Çdo fitore ne grupe eshte 1.5 milione Euro, ndersa 750 mije Euro do te jepen per barazim. Persa i perket 1/8 te finaleve skuadrat qe do te arrijne ne kete faze do te marrin 2 milione Euro, çerekfinalistet do te marrib 3.25 milione Euro, ndersa gjysmefinalistet do te perfitojne 5 milione te tjere. Skuadra qe do te shpallet kampione e Evropes do te perfitoje 10 milione Euro per finalen, ndersa finalistja 7 milione Euro. Ne total skuadra triumfuese e Euro 2020 nese i fiton te gjitha sfidat ne grup, do te perfitoje 34 milione Euro.

Sfidanti.al