Historia e tij është kaq e madhe saqë as regjisori më i shquar në botë nuk do të guxonte të deklaronte “serinë e fundit”. Ylli i Xhanluixhi Bufonit mbetet mbi kombëtaren e Italisë dhe trajneri i ri e filloi aty ku e la i vjetri. Di Biaxho publikoi listën për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë, dhe portieri veteran ishte aty. “Do të jetë të paktën 2-3 ndeshje me ne, – sqaroi pasardhësi i Venturës, – i kam dhënë kohë Bufonit që të vendosë”.
Portieri i Juventusit, që mbushi 40 vjeç në 28 janar, ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë, edhe pse pas eleminimit nga Europiani deklaroi me lot në sy se do ta mbyllte. Për ta ndihmuar vjen një këshillë nga dikush që e kupton mirë pozicionin e tij, pikërisht nga Dino Xofi. Ish-portieri i Italisë dhe i Juventusit luajti deri në moshën 41-vjeçare dhe u shpall kampion i botës në 1982 kur ishte 40 vjeç, 4 muaj e 13 ditë.
“Bufoni duhet t’i japë fund historisë “tërhiqe e mos e këput”, – thotë Xofi, – është e domosdoshme të marrë një vendim dhe kjo do të ishte në të mirën e tij dhe të Italisë. E kuptoj se është shumë e vështirë të tërhiqesh tani, kur je në një moshë që e vlerëson shumë atë që bën”. Të shohim nëse Bufoni do ta dëgjojë legjendën 75-vjeçare.
Sfidanti.al