Matiç tregon sekretin e letrës së Murinjos në ndeshjen me Çelsin

Ishte sekret dhe do të qeshni jo pak kur ta mësoni tani që nuk do të jetë më sekret. Zhoze Murinjo i dërgoi një letër në fushën e lojës Nemanja Matiçit, ndërsa Mançester Junajtidi po mbronte epërsinë 2-1 ndaj Çelsit në “Old Traford”. Shumëkush u bë kurioz për ta ditur se çfarë këshillash i dha trajneri mesfushorit të tij të besuar, dhe lojtari serb nuk i bëri që të vuajnë.

Murinjo njihet si mjeshtër për motivimin e futbollistëve dhe këtë herë kishte gjetur diçka vërtet të veçantë. Erik Bejli, që hyri në fushë si zëvendësues, i dha Matiçit letrën që nuk përmbante asnjë udhëzim taktik, apo thirrje psikologjike për të rezistuar. Në atë copë të vogël letre të bardhë ishte shkruar vetëm “keni 3 ditë pushim”! Kjo ishte mënyra motivuese e portugezit për djemtë e tij, pra “fitoni sot dhe do të mund të bëni qejf për 3 ditë”. E fortë apo jo?

Sfidanti.al