Golat dolën në mënyrë eksplozive në Ligën e Kampionëve, ndërsa u përcaktuan çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinale. Reali i Madridit, kampion në fuqi i Europës, do të ndeshet me Çelsin, ndërsa Mançester Siti do të ketë përballë Bajernin e Mynihut. Për më tepër, fituesit e këtyre dueleve do të ndeshen në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, Napoli do ta ketë ndeshjen e parë çerekfinale në fushën e Milanit, ndërsa shortin më të mirë e pati Interi që do të ketë përballë Benfikën, një tjetër ekip portugez. Gjithsesi, kjo është vetëm në letër, pasi edhe ndaj Portos, zikaltërit vuajtën shumë, ndërsa Benfika duket më e fortë. Fituesit e çifteve Milan-Napoli e Inter-Benfika do të ndeshen në gjysmëfinale të Championsit.
Sfidanti.al