Silvinjo shpall listën për Poloninë: Jashtë Sadiku, vjen Anis Mehmeti

Disa lojtarë e dimë se nuk i kemi, ndërsa disa të tjerë nuk i kemi në formë. E tillë do të jetë kombëtarja në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit 2024 në Varshavë ndaj Polonisë. Në 27 mars, Shqipëria nuk do të ketë Brojën, Baren dhe Manajn, ndërsa portierët Berisha e Strakosha janë thirrur, por nuk janë aktivizuar aspak. Shpresa mbetet tek Kastrati që luan në Serinë B të Italisë. Në mbrojtje humbëm Berat Gjimshitin, ndërsa kemi të zakonshmit, por edhe Mersinajn nga Kroacia dhe Hadrojn e Partizanit. Në mesfushë vjen Anis Mehmeti nga Bristoli i kategorisë së dytë angleze, ndërsa Gjasula për fat e ka kaluar dëmtimin në kohën e duhur. Në sulm, nuk preferohet Armando Sadiku, por mbahet tresha Cikalleshi-Uzuni-Seferi.

Lista e kombëtares

Portierë: Berisha, Strakosha, Kastrati

Mbrojtës: Hysaj, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Lenjani, Mersinaj, Hadroj

Mesfushorë: Laçi, Asani, Asllani, Gjasula, Abrashi, Ramadani, Selahi, Bajrami, Mehmeti

Sulmues: Cikalleshi, Uzuni, Seferi.

Sfidanti.al