Shoqëria e re e ngushtë tek Bajerni, ajo Kutinjo-Levandovski!

Jurgen Klopi nuk kishte dyshuar kurrë tek ai, dhe me siguri do t’i ketë dërguar ndonjë mesazh përgëzimi. Filip Kutinjo luajti ndeshjen më të të mirë të sezonit, dhe me klasin më të lartë në Bundesligë, ndërsa Bajerni shkatërroi 6-1 Verderin e Bremenit, ndërsa në “Alianc Arena” ra në sy fakti se braziliani kishte krijuar miqësi me yllin kryesor të ekipit, Robert Levandovskin.

Kutinjo shënoi 3 gola, Levandovski shtoi edhe një tjetër duke arritur në 18 rrjeta në vetëm 15 ndeshje në Bundesligë, por fotografët nuk harruan edhe një element tjetër. Ulur pranë e pranë, madje me duart në qafë, ishin edhe vajzat e dy lojtarëve (në foto), goca e Levandovskit me emrin Klara, dhe ajo e Kutinjos, e quajtur Maria. Këtë foto e postoi Levandovski, që shtoi edhe foton tjetër, ku dy yjet ishin gjithashtu pranë e parë. Gazeta “Bild” u dha secilit prej tyre notën 1 (maksimale) për paraqitjen ndaj Verderit, dhe Bajerni tani ka më shumë shpresë të mbrojë titullin e të synojë Championsin.

Sfidanti.al