Didier Deshamps po rezulton një aleat I Interit për Olivier Zhirud. Trajneri I kombëtares franceze këshillon sërish sulmuesin e tij që të lërë Celsin dhe të shkojë te një skuadër që të ketë mundësi të aktivizohet më shumë në mënyrë që ai të jetë në formën më të mirë të mundshme për Evropianin e 2020.
Këtë radhë Deshamps foli në Asamblenë e Federatës Franceze të Futbollit ku bëri edhe apelin e tij ndaj Zhirud. ‘Ai, si cdo futbollist tjetër mund të largohet në muajin janar-tha Deshamps-situata e tij te Celsi nuk ka ndryshuar në 2 muaj. Do të ishte më mirë për Olivier të shkojë në një skuadër ku të ketë më shumë minuta aktivizim. Nëse nuk mund t’I ketë te Celsi, atëherë ideja është që t’I gjejë ato diku tjetër. Do të jetë një vendim I tij. Nuk di se cilat janë opsionet e tij, shanset që klubet e tjerë I japin për më shumë aktivizim. A komunikojmë? U takuam para pak kohësh. Si cdo lojtar tjetër do të jetë ai që do të vendosë, por ai e di se është puna e përditshme ajo që të sjell në kombëtare’.
Sfidanti.al