Shmangia e taksave, probleme në horizont edhe për Ronaldon

Probleme fiskale në horizont edhe për Cristiano Ronaldo. Sipas “El Confidencial”, futbollisti portugez ka filluar të përflitet për një çështje të njohur në botën e sportit. Pas Lionel Mesit dhe Havier Maskeranos (së fundmi është përmendur edhe Eto’o), ylli i Real Madrid dyshohet se ka përdorur një kompani irlandeze (Multisports dhe Image Managment), për kontrata e lidhura me sponsorët, duke shmangur në këtë mënyrë pagimin e taksave.

Mes marrëveshjeve të shumta janë edhe bashkëpunimet e CR7 me Nike, Konami, Toyota Thailandia, Unilever dhe Kentucky Fried Chicken. Çfarë do të ndodhë tani? Asgjë, ose vetëm një gjobë, nëse lojtari ka deklaruar në Spanjë marrëveshjen me kompaninë irlandeze. Situata do të ndryshonte, nëse portugezi e ka mbajtur të fshehur këtë bashkëpunim. Në këtë rast çështja do të ndiqej në rrugë penale.