U desh dy vjet që të ktheheshin sërish në majë, pasi në 2021 ua mori në kthesë Lila, por në klubin francez nuk mbetën të kënaqur. Maurisio Poçetino me të vërtetë mund të jetë shpallur kampion i Francës, gjë në të cilën dështoi një sezon edhe Karlo Ançeloti, por sheiku Al Helaifi mendoi ta “falenderonte” duke e shkarkuar. Kishte kohë që flitej largimi i trajnerit argjentinas dhe tani u bë fakt i kryer duke treguar se në futbollin e sotëm nuk ke kohë që të formosh skuadra, por duhet që në një sezon të nxjerrësh maksimumin nga disa yje që shpesh mendojnë më shumë për veten e tyre. Është e paqartë se kush do të jetë tekniku i ri i PSG-së, Zidani apo Galtieja, veçse edhe ata do të kenë të njëjtin fat me Poçetinon nëse zhgënjejnë në Champions, qoftë edhe vetëm për një sezon. Përpara ish-trajnerit të Totenhemit u largua Tomas Tuheli ndonëse arriti finalen e Ligës së Kampionëve.
Sfidanti.al