Sheiku i kampionëve francezë, ofertë për “Special One”

Paris Sent Zhërmen ka zgjedhur Zhoze Murinjon. Zërat që qarkullonin prej kohësh forcohen nga zbulimet e të përditëshmes italiane “La Repubblica”. Sipas saj, trajneri portugez është takuar disa herë me drejtorin sportiv të klubit parizien Luis Kampo, të cilin e ka edhe një mik të vjetër. Por ajo që bie në sy është takimi që “Special One” ka pasur me sheikun Al Thani, që mes fondit të investimit të Katarit ka pronësinë e Paris Sent Zhërmen. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta italiane, ai ka bindur trajnerin portugez të ulet në pankinën e kampionëve të Ligës 1 duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Prej dy vitesh Murinjo drejton Romën dhe megjithëse kualifikoi skuadrën në finalen e Ligës së Europës, ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me klubin italian.

Sfidanti.al