Mesfushori i ri u dëmtua në një përplasje loje me Gudeljin në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Europës, të humbur 1-2 në fushën e Seviljes. Faxholi nuk mund të luajë për Juventusin këtë sezon, për ndeshjen e mbetura, pasi dëmtoi rëndë klavikulën dhe u operua. Do të duhen 2 muaj për riaftësimin, dhe kjo do të thotë se ai mund të kthehet në fazën përgatitore, ndonëse ndoshta jo që në fillim.
Sfidanti.al