Shakaja e 1 prillit në nëntor, klubi i kategorisë së shtatë kërkon Halandin!

Emrin e ka Eshton Junajtid (Ashton United) dhe luan në nivelet e ulëta në futbollin anglez. Gjithsesi, përderisa është klub anglez padyshim që e ka humorin anglez, dhe ndërprerja e Premier Ligës e ndihmon që të realizojë shakanë e vitit. Ky klub kërkoi publikisht që të marrë huazim Erling Halandin për 28 ditë nga Mançester Siti, për të luajtur ndërkohë që ekipi i tij do të pushojë apo do të bëjë stërvitje. “Kërkesa jonë për huazim ka kuptim, – shkruan klubi në rrjetet sociale, – do të ishte një gjetje shumë e mirë. Ne nuk po bëjmë shaka, po presim përgjigje”.

Sfidanti.al