Bruno Fernandes, çfarë “akulli” me Kristianon! Si do t’ia bëjë Portugalia?!

Nëse në një ekip nuk ka harmoni, atëherë është e vështirë që të arrihet suksesi. Portugalia cilësohet si një nga skuadrat më të mira të Kupës së Botës, si një pretendente për të shkuar sa më larg, të paktën në gjysmëfinale, por duket se në momentin më të domosdoshëm punët nuk po shkojnë mirë. Jo vetëm sepse luzitanët u kualifikuan nga plej ofi, por sidomos sepse intervista e Kristiano Ronaldos për Pirs Morganin duket se ka ndikuar tek shoku i tij i ekipit, Bruno Fernandes. Kamerat dhe fotoaparatët e fiksuan qartë momentin kur dy yjet e Mançester Junajtidit u takuan në grumbullimin e Portugalisë dhe u pa shumë mirë sesi Bruno Fernandesi ia dha dorën shumë ftohtë dhe pa dëshirë Ronaldos!

Sfidanti.al