Deshampi paralajmëron Mbapenë: Një yll i madh duhet të dijë të mbrojë!

Trajneri i Francës ka premtuar se do t’ia japë futbollistit të tij kryesor të gjithë lirinë taktike që dëshiron në fushën e lojës, por kjo vlen më shumë për fazën e sulmit. Didie Deshamp e di se ndeshjet fitohen edhe duke u mbrojtur, madje ajo është faza e parë, ndaj edhe të gjithë duhet të sakrifikohen për skuadrën, përfshi edhe Kilian Mbapenë. “Mbape është një sulmues që ka nevojë për liri, për hapësirë, – thotë Deshampi, – dhe unë do t’ia jap këtë hapësirë, por çdo lojtar duhet të ndihmojë ekipin në mbrojtje. Për një yll të madh nuk është normale që të humbasë nga vëmendja një lojtar kundërshtar kur është pa top”.

Sfidanti.al