Natyrisht që rruga do të jetë e vështirë, pasi do të ketë edhe dy ndeshje në grup, një gjysmëfinale dhe një finale e mundshme derisa të provojë shijen që i mungon që nga viti 2015. Nuk ishte një fitore kaq e lehtë, por gjithsesi Novak Gjokoviç e nisi siç duhet turneun e madh të Finaleve ATP. Suksesi ishte 2-0 ndaj grekut Stefanos Cicipas me rezultatin e seteve 6-4 e 7-6. Pra, pati shumë luftë në një orë e 37 minuta. Tenisti serb, 21 herë fitues i Grand Slemeve, do të luajë ndeshjen e dytë në grup ndaj rusit Andrej Rubljov që mundi 2-1 në sfidën e parë patriotin e tij, Danil Medvedev.
Sfidanti.al