E shikon Inter, Lukaku do të shkojë në Botëror!

E humbura e madhe e sezonit deri tani mbetet skuadra zikaltër, e cila e gëzoi shumë pak sulmuesin e madh belg. Romelu Lukaku mezi doli pak minuta në fushë për Interin, i dëmtuar dy herë gjatë kësaj periudhe dhe ekipi i Inzagit e ndjeu duke qenë tani larg kreut që mban Napoli. Gjithsesi, kur vjen puna te kombëtarja e Belgjikës fati është për së mbari. Lukaku bëri rezonancë manjetike në vendin e tij dhe ndonëse nuk ka luajtur me Interin prej kaq kohësh, u cilësua i gatshëm dhe do të shkojë në Kupën e Botës në Katar. Ai do të mbajë numrin 9 në shpinë, por duhet parë nëse do të jetë i vlefshëm për trajnerin Martinez.

Sfidanti.al