Mos vallë mbaroi koha e Simeones? Atletiko mund ta zëvendësojë me Tuhelin!

Në Spanjë kanë thënë shpesh se trajneri argjentinas ka fituar të drejtën për t’u larguar kur të dojë vetë. Dakord, kjo vlen deri në një farë mase sepse nëse skuadra zhytet thellësisht në krizë, klubi mund ta shkarkojë, apo ndoshta edhe ai vetë mund të pranojë të ikë. Po flasim për Diego Pablo Simeonen, njërin nga teknikët më të shquar të epokës sonë që e ka bërë Atletikon e Madridit të madhe siç është. Gjithsesi, eliminimi nga Europa po vazhdohet nga dobësia në La Ligë, dhe mediat në Spanjë shkruajnë se Atletiko po mendon për Tomas Tuhelin si pasardhës të Simeones. Ish-trajneri i PSG-së dhe i Çelsit është favorit, por kandidat është edhe Maurisio Poçetino.

Sfidanti.al