Pritej një ndeshje tjetër, por pas ngarkesës së mesjavës (Superkupa e Europës), nuk ishte e lehtë. Reali vërtet luajti të dielën në mbrëmje, por e pati të vështirë në fushën e Almerias duke pësuar gol që në fillim e duke kërkuar për gjatë gjithë ndeshjes së La Ligës një përmbysje që mezi u arrit. Në mbrëmjen kur sulmuesit ishin jo në formën e duhur, mendoi mbrojtja, dhe jo vetë për të ndaluar kundërshtarin, por edhe për të shënuar. Ishte David Alaba, një nga transferimet më të mira madrilene, që shënoi golin e fitores me goditje dënimi duke hyrë si zëvendësues. Barazimin e arriti zëvendësuesi tjetër, Lukas Vaskez. Ançeloti e mbajti fjalën për freskimin e ekipit duke hedhur në fushë Rydigerin dhe Mendinë, por edhe Çuamenin dhe Kamavingën, në vend të Modriçit e Kasemiros. Reali dominoi edhe me cilësinë më të madhe, edhe sepse ishte shpejt në humbje me 71 për qind mbajtje topi dhe 19 gjuajtje nga të cilat në kuadrat, si dhe me kornet 15-2. Fitorja ishte e merituar, por sezoni duket se nuk do të jetë i lehtë.
Sfidanti.al