Matip e Konate të dëmtuar, mbrojtja e Liverpulit “në dorë” të një 20-vjeçari!

Natyrisht që do të ketë rol plotësues, por do të jetë i rëndësishëm. Sep Van den Berg është kthyer në një emër të rëndësishëm tek Liverpuli këto ditë pasi trajneri Jurgen Klop ka humbur dy mbrojtës për shkak dëmtimi, Ibrahima Konate dhe Zhoel Matip. Tekniku gjerman ka në qendër të mbrojtjes dyshen Van Dajk-Gomez, por gjithçka mund të ndodhë ndaj 20-vjeçari holandez është bërë tepër i nevojshëm. Klopi do ta mbajë atë tek Liverpuli edhe pse e kërkojnë shumë ekipe në huazim, ndërsa vjet luajti shumë mirë gjithashtu i huazuar te Preston North Endi.

Sfidanti.al