Në dy ndeshjet e para formacioni nuk ndryshoi dhe gjithçka shkoi më së miri. Bajerni fitoi në Superkupën e Gjermanisë ndaj Lajpcigut dhe në ndeshjen e parë të kampionatit në fushën e Frankfurtit, 6-1. Gjithsesi, trajneri Julian Nagelsman po përgatit rotacionin sapo sezoni të “ngjeshet” dhe kjo do të fillojë në 31 gusht me ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Më tej, fillon Championsi, do të ketë edhe ndeshje të kombëtareve, pra ngarkesa do të jetë me 2 sfida në javë. Në stol presin Sane, Koman, Gravenberh, Mazraui, Tel. Spikat fakti se Nagelsmani kërkon të ruajë Tomas Mylerin dhe njëri nga kapitenët është nxjerrë dy herë nga fusha para minutës së 70-të.
Sfidanti.al