Seria A, Bajrami, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj e Kumbulla priten titullarë!

Jo që të gjithë shqiptarët (përfshi edhe ata të Kosovës) do të kenë mundësi të luajnë që nga minuta e parë në Serinë A. Kristjan Asllani këto kohë nuk po e ka këtë mundësi tek Interi, madje nuk ka qenë as si zëvendësues kohët e fundit. Po ashtu, Etrit Berisha as nuk mund të shpresojë për të luajtur tek Torino sepse është lënë jashtë ekipit nga trajneri Juriç. Gjithsesi, do të ketë disa yje kuqezinj që do të jenë titullarë.

Berat Gjimshiti është tashmë i padiskutueshëm në 11-in e parë të Atalantës. Mbrojtësi kuqezi do të jetë në krye të detyrës ndërsa bergamaskët shkojnë të dielën në mbrëmje në fushën e Milanit. Zv. kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, do të jetë po ashtu që nga minuta e parë në sfidën Lacio-Sampdoria. Nedim Bajrami cilësohet me shanset më të mëdha për të qenë titullit tek Sasuolo që do të jetë këtë javë në fushën e Leçes.

Marash Kumbulla po ashtu pritet në formacion për Romën, pasi mbrojtësi anglez, Kris Smolling është i pezulluar dhe shqiptar është numri 4 në mbrojtjen me 3 lojtarë të trajnerit Murinjo. Kjo për ndeshjen e së martës në fushën e Kremonezes. Nuk duhet harruar kurrsesi Amir Rrahmani i Kosovës që nuk e ka diskutuar kurrë titullaritetin tek skuadra më e mirë e Italisë, Napoli, që shkon në fushën e Empolit.

Sfidanti.al