Sergio Ramosi si një gjysh, legjenda spanjolle dëshiron të luajë mbi 40 vjeç

Këtë sezon është menduar se ai ka rënë “nga vakti” dhe se klasi dhe sukseset janë një kujtim i së kaluarës. Sergio Ramosi ka luajtur shumë pak për Paris SG në 2021-2022, i penguar nga dëmtimet dhe nga rënia e formës, ndërsa konkurrenca ka qenë e madhe me Markinjosin dhe Kimpemben. Gjithsesi, qendërmbrojtësi 36-vjeçar është një njeri i pamposhtur kur vjen puna tek ambiciet, dhe mendon se gjithçka është e përkohëshme, e do të kalojë. “Unë dua të jem edhe për 4 apo 5 vjet në nivelet më të larta, – tha ish-kapiteni i Realit, – dua të luaj në Champions edhe pasi të mbush 40 vjeç. Unë kam gjithçka që duhet për t’ia dalë”. Gjithsesi, për momentin nuk i ka punët mirë pasi tifozët e vërshëllyen, ashtu siç bënë me Nejmarin, Mesin dhe trajnerin Poçetino.

Sfidanti.al