Tifozët e Man. Junajtidit: T’ia këpusim kokën “gjarpërit” Glejzër!

Ultrasit janë të tërbuar me paraqitjen e deritanishme të “djajve të kuq”, dhe janë të vendosur për të vepruar që kjo gjendje të ndryshojë. Grupimi i tifozëve të quajtur “Grupi 1958” ka planifikuar një marshim proteste përpara ndeshjes ndaj Noruiçit këtë fundjavë në Premier Ligë, ndonëse premtojnë se nuk do të përsëritet një “Liverpul” i dyti, kur tifozët sulmuan stadiumin “Old Traford”. “Është e tmerrshme që këta lojtarë po turpërojnë klubin, – shkruajnë tifozët, – ata nuk e meritojnë fanelën që veshin. Por, asgjë nuk do të ndryshojë nëse nuk pritet koka e gjarpërit”. “Koka e gjarpërit” është familja Glejzër, miliarderët amerikanë që kënë blerë prej më shumë se një dekadë aksionet e Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al