Kontrata e qendërmbrojtësit holandez skadon në 2024, pra nuk është shumë larg, dhe mediat italiane kanë nisur të bëjnë “zhurmë”, se çfarë do të bëjë klubi torinez me të. Matijs De Ligt e ka marrë më në fund veten tek Juventusi, duke qenë titullar në çdo ndeshje, dhe cilësohet i domosdoshëm sidomos tani që Kielini e Bonuçi nuk janë ata që kanë qenë më parë. Nuk dihet nëse tek Juvja po mendohet që tani për rinovimin, dhe nuk dihet gjithashtu nëse ish-kapiteni i Ajaksit do të ketë dëshirë të vazhdojë në Itali apo të provojë Spanjën apo Anglinë. Një gjë është e sigurt, De Ligti nuk është i lirë, dhe ndoshta është i vetmi nga lojtarët e sotëm të Juves që mund të marrë një kontratë të lartë, diçka që nuk iu dha Paulo Dibalës. Tifozët, sipas mediave, dëshirojnë që holandezi të mos largohet.
Sfidanti.al