Senna në versionin e…endrrave

Momenti në të cilin të gjithë do të dëshironim të ishim të pranishëm”. Kështu titullohet instalacioni i artistit Adhemar Cabral që interpreton në versionin 3D pikturën e Oleg Konin me titullin “Formula Alone”. Vepra fokuson ish-kampionin Ayrton Senna duke dalë nga njëvendëshja e tij në kthesën Tamburello 30 vjet më parë, ku ai humbi jetën në makinën e tij Williams. Një ëndërr në të njëjtën kohë dhe një mankth për miliona admirues të pilotit brazilian i cili ndërroi jetë pas asaj përplasjeje të frikshme.

Një histori fantashkence, ose jo, më mirë le të themi një provokim artistik ku ka diçka shumë të thellë me atë lëvizje natyrale ku duart e brazilianit prekin pjesët anësore të kartonit të makinës FË16 e që e shtyjnë trupin të dalë nga foleja ku ai gjeti vdekjen. Në dorën e djathtë një flamur austriak në nder të pilotit Roland Ratzenberger që Senna kërkonte ta nderonte pasi humbi jetën vetëm një ditë më parë. Nga ajo ditë kanë kaluar plot 30 vjet, mjaftueshëm për të krijuar sot një vepër të tillë arti me detajet që i përkasin dhe përshkruajnë më së miri një kampion të madh si Senna.

sfidanti.al