Antonio Conte te Milani? Për një pjesë të tifozerisë është emri që i nevojitet në këto momente ekipit kuqezi edhe pse Stefano Pioli arriti ta kualifikonte skuadrën sërish në Champions League. Gjithsesi, mediat me humor kanë zbuluar disa nga shenjat interesante që e adresojnë ish-juventinin në Milano në anën kuqezi dhe sipas tyre, një prej tyre është fakti që inicialet e tij janë AC ashtu si edhe ato të Milanit. Në tortën e ditëlindjes së tij, të gjitha frutat e vendosura ishin të ngjyrës kuq e zi, një tjetër shenjë që sipas faqes satirike “calcatoribrutti”, e çon Conten në skuadrën milaneze. Pak kohë më parë, Conte ka publikuar një foto me një statujë që feston si Olivier Giroud. Nuk mjaftojnë këto shenja? Ka të tjera. Në vitin 2012 ai i shtrëngoi dorën sulmuesit Zlatan Ibrahimovic i, i cili në atë kohë sapo kishte veshur fanellën e Milanit dhe sot është një nga drejtuesit kryesorë të klubit. E fundit por jo për nga rëndësia, quhet Antonio, njëlloj si portieri Mirante.