Napoli synon Brojën dhe Ismajlin

Agjenti i lojtarëve, Serxhio Mezi, ka folur për merkaton e Napolit, emrat e mundshëm që mund të mbërrijnë në merkaton e verës.

“Cilin sulmues do të zgjedhë Napoli për të zëvendësuar Osimhen? Nigeriani do të largohet, do të shkojë në Paris. E di që Napoli është i interesuar për Albion Rrahmanin”. “Për më tepër, ka kontaktet edhe për Brojën. Megjithatë, shumë do të varet nga zgjedhja e lojtarit, i cili do të donte të zbarkonte në një klub të madh. Broja është kontaktuar nga drejtori i të kaltërve”. “Cilat mund të jenë operacionet mbrojtëse për klubin italian? Ne kemi punuar për Ismajlin, por edhe kjo pistë është ngadalësuar. Lojtari u dëmtua më 9 mars dhe kjo mund të ketë ndikuar. Janë disa lojtarë që janë ndjekur”. “Ajo që mund të them është se Amir Rrahmani do të mbetet me të kaltërit. Për sa i përket merkatos, nëse Calzona qëndron, do të ketë edhe zvogëlim të skuadrës”.

sfidanti.al