Sa shanse Interi? Veç Man. Junajtidi ka përmbysur një humbje të tillë në Champions!

Asnjë skuadër nuk shkon në një ndeshje për të humbur, ashtu si asnjë ushtri që i thotë  vetes e tillë nuk shkon në betejë e mundur që më parë. Gjithsesi, që Interi të realizojë një përmbysje të madhe në “Anfild” do të duhet të jetë në nivele tepër të larta, ose që Liverpuli të mos jetë në ditën e tij më të mirë. Historia në Champions tregon se vetëm një ekip ka mundur të përmbysë një humbje 0-2 në shtëpi, dhe këtë e ka bërë Mançester Junajtidi ndaj Paris SG në 2018-2019 duke fituar 3-1 në Francë, por duke shfrytëzuar golin jashtë fushe. Sot, me 3-1 Interi do të shkonte në shtesë. Liverpuli po ashtu është një ekip shumë i fortë në fushën e tij, dhe ka 1 vit pa humbje në shtëpi (21 fitore, 7 barazime). Në muajt e fundit ekipi i Klopit ka 12 fitore radhazi duke pësuar vetëm 4 gola. E fundit skuadër që shënoi dy gola ndaj Liverpulit ishte Çelsi në janar të këtij viti, por këtë e bëri në “Stemford Brixh” dhe në barazim 2-2.

Sfidanti.al